Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dardan Cena, i pesti në Sofje

dardan cena

Dardan Cena ka pasur garë të suksesshme në European Open në Sofje të Bullgarisë. Cena megjithatë mbeti pa medalje. Në luftë për medalje të bronztë 19-vjeçarin e mposhti rumuni Luci Boris Dumitrescu.

Dumitrescu realizoi herët aksion për uazari dhe më pas kontrolloi luftën.

Vendi i pestë në kategorinë deri 73 kilogramë megjithatë vlerësohet sukses për Dardanin që po zhvillon garat e para te të rriturit.

Dardani në xhiron e parë ishte i lirë, ndërsa në të dytën e mposhti Petar Klikovacin e Malit të Zi. Në xhiron e tretë Cena e kaloi Arsen Avedisyanin e Armenisë. Në çerekfinale humbi nga rumuni Alexandru Raicu, që është bartësi i dytë.

Dardan Cena e kaloi rumunin tjetër, Adrian Sulca, në raundin e parë të repesazhit. Ai është ish-kampion botëror dhe evropian për të rinjë.

Edhe Akil Gjakova i pesti në Evropë Luftarake 3 muaj më parë Akil Gjakova i pesti në Evropë

Debora Gjakova u ndal në raundin e parë në kategorinë deri 63 kg. Për Deborën aktualisht është e rëndësishme të marr përvojë.

Të dielën në Sofje garon Shpati Zekaj.