Danimarka ka “shkelur” Irlandën si mysafire 1 me 5 në ndeshjen e dytë të fazës së “Play-offit” për kualifikimin në Botërorin 2018.
Pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë, Irlanda nisi më mirë ndeshjen e kthimit duke realizuar përmes Shane Duffyt qysh në minutën e gjashtë. Megjithatë, kjo ishte krejt çka u pa nga irlandezët. Andreas Christensen dhe Christian Eriksen përmbysën gjithçka brenda pjesë së parë për të dërguar Danimarkën në epërsi në pushimin mes dy pjesëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë pjesën e dytë, ylli i Tottenhamit, Eriksen realizoi edhe dy herë të tjera para se Nicklas Bendtner të vuloste rezultatin përfundimtar në minutën e 90-të.