Sport

Danimarka kompleton listën finale për Kupën e Botës

Danimarka ka kompletuar listën finale për Kupën e Botës “Katari 2022”.

Një prej pesë emrave të fundit të Danimarkës është edhe Christian Norgaard i Brentfordit, i cili u kthye javën e kaluar pas tre muajsh.

Image

Katër të tjerët janë portieri i Union Berlinit, Frederick Ronnow, mbrojtësi i Benficas, Alexander Bah, sulmuesi i Leipzigut, Yussuf Poulsen dhe Robert Skov i Hoffenhemit.

Matt O’riley i Celticut humbi mundësinë pavarësisht se ishte një nga yjet e kampionëve skocez këtë sezon.