Daniel Thioune futet në dhomën e vogël të konferencës për shtyp, që shërben gjithashtu si një muze i klubit, me pak zhurmë. Trajneri i ekipit VfL Osnabruck merr pak kohë për t'ua zgjatur të gjithëve dorën dhe për t'i përshëndetur.
Pastaj, ai dhe drejtori sportiv i klubit, Benjamin Schmedes, flasin për ndeshjen e parë pas pushimit të dimrit që është derbi dhe për ardhjen e një qendërmbrojtësi të ri. Më pas, zyrtari i shtypit të klubit, pasi sigurohet se kafeja është e ngrohtë, i fton të gjithë, shkruan sot Koha Ditore.
Në shumë mënyra, kjo ishte vetëm një ditë tjetër e pazakontë në jetën e një ekipi të vogël dhe krenar që garon në divizionin e tretë të Gjermanisë.
Por Thioune është trajneri i vetëm me ngjyrë që aktualisht është i punësuar në tri divizionet kryesore të futbollit gjerman, dhe për befasinë e të gjithëve, Osnabrucku është lider në tabelë. Në fakt, gjithçka përreth trajnerit Thioune dhe Osnabruckut është e mrekullueshme.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)