Dan Evans pasi e eliminoi Novak Gjokoviqin në Mastersin e Monte-Carlos, fitoi edhe ndaj David Goffin dhe u kualifikua në gjysmëfinale të garës.
Britaniku numër një e eliminoi numrin një të botës në tenis, serbin Gjokovoiq të enjten, që u vlerësua si fitorja më e madhe në karrierën e tij.
Megjithatë, suksesi i Evansit vazhdoi edhe të premten kur fitoi 2:1 në sete, 5:7, 6:3 dhe 6:4 ndaj bartësit të 11-të të garës, Goffin nga Belgjika.
Në gjysmëfinale ka kaluar edhe Stefanos Tsitsipas. Tsitsipas kaloi në gjysmëfinale të një gare të terrenit me dhe për herën e parë në karrierë. Davidovich Fokina pësoi dëmtim në fillim të setit të parë dhe e dorëzoi meçin.
Tsitsipas do të takohet me Evansin në gjysmëfinale.
Norvegjezi Casper Ruud e eliminoi Fabio Gninin e Italisë të premten.
Ruud fitoi 6:4 dhe 6:3 për të shkuar në gjysmëfinale.
Ai do të takohet me Andrey Rublevin në gjysmëfinale, i cili befasisht e eliminoi 11-të herë kampionin, Rafael Nadal. Nadali u mposht 2:1 në sete, 6:2, 4:6 dhe 6:2.