Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, ka përgëzuar lojtarët për angazhimin dhe paraqitjen që e patën në ndeshjen ndaj Malishevës. Kjo ndeshje që u luajt në Klinë, përfundoi pa gola.
Dallku beson se edhe kushtet atmosferike ndikuan në faktin që ekipi i tij nuk shënoi gol për ta fituar këtë ndeshje.
“Kishim mundësi ta fitonin ndeshjen kemi bërë të pamundurën ta shënojmë golin. E kemi dominuar këtë takim mirëpo ishte e vështirë edhe për shkak të kushteve në të cilat kemi luajtur. Jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe me dëshirën për të bërë më të mirën në këtë takim. Kampionati është i gjatë ende dhe duhet të vazhdojmë përpara. Shkaku i erës së krijuar ishte shumë e vështirë të luhet më mirë. Kishim disa raste të cilat nuk arritëm t’i konkretizonin”, deklaroi Dallku.