Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dallku thekson se lojtarët duhet të marrin përgjegjësi

Dallku

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, ka thënë se lojtarët duhet të marrin përgjegjësi brenda në fushën e lojës.

Megjithatë, e pranoi se pranimi i golit të dytë ishte goditje psikologjike.

“Ishte shok psikologjik pasi pranuam golin e dytë. E kishim lojën nën kontroll. Bëm golin dhe ndryshuam skemën për ta pritur e për ta dënuar kundërshtarin. Goli i dytë na ‘preu këmbët’, ndërsa goli i tretë erdhi shumë shpejtë. Ne brenda lojës duhet të marrim përgjegjësi. Kishim shumë mundësi në pjesën e parë, por lojtarët duhet të mësohen të marrin përgjegjësi. Më vjen keq sepse rezultati është shumë i thellë”, tha ndër të tjera trajneri Dallku.