Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dallku: Shfrytëzuam rastet që i patëm

Armend Dallku - Dukagjini

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, ka thënë pas ndeshjes se për dallim nga takimet e kaluara kur skuadra nuk shfrytëzoi mundësitë që iu dhanë, sot ishte krejtësisht ndryshe. Dukagjini të dielën mposhti Gjilanin me rezultatin 2:0, me dy gola të Altin Merlakut.

“Në ndeshjet e kaluara kemi pasur raste por nuk kemi pasur realizim. Sot, pavarësisht që kishim edhe raste tjera, në dy raste e goditëm kundërshtarin. Më pëlqen te djemtë se e kanë kuptuar që gjendja është alarmante dhe kanë ditur si të gjinden. Duhet të fokusohemi në punën tonë dhe rezultatet nuk do të mungojnë”, ka thënë Dallku fillimisht.

Ai e përgëzoi edhe kapitenin Altin Merlaku për dy golat e fitores. Merlkau ka pesë gola në kampionat. “Kjo është madhështia e një kapiteni, sepse në situata të vështira e nxjerrë skuadrën. E kemi biseduar me të këtë gjë tërë kohën. Altinit i paraqiten çdo lojë nga një apo dy raste, por sot i shfrytëzoi. I përshëndes edhe tifozët që ishin të pranishëm, i shpërblyem me lojë të mirë. Vetëm një ekip ishte në fushë dhe nuk lejuam të rrezikohemi. Në këtë moment, rëndësi kanë pikët”, përfundoi Dallku.

Artikuj të ngjashëm