Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dallku: Jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve

Armend Dallku ka thënë pas ndeshjes se angazhimi i lojtarëve në fushën e lojës dhe ndryshimet e bëra në pjesën e dytë, kanë bërë që Dukagjini të dalë i pamposhtur nga stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë.

Dukagjini të shtunën barazoi në udhëtim te Malisheva me rezultatin 1:1, në kuadër të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll.

“Jam i kënaqur me barazimin, i kënaqur pjesërisht. Kemi pranuar një gol i cili ka mundur të evitohet. Por, unë jam shumë i kënaqur me reagimin e skuadrës në pjesën e dytë. I morëm të gjitha masat e duhura, bëmë ndryshime në formacion dhe kjo rezultoi me gol. Jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve. Në disa ndeshje të caktuara po na vjen një momenti keq dhe po pësojmë gola”, theksoi Dallku pas ndeshjes.