Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dallku: Humbje që vështirë pranohet

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku ka vlerësuar se skuadra e tij ka merituar më shumë në ndeshjen ndaj Ballkanit.

Dukagjini i Klinës pësoi 1:0 nga Ballkani në “Fadil Vokrri”.

“Është humbje që vështirë pranohet. Po pranojmë gola shumë të lehtë. Sa i përket lojës jam shumë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve. Jemi munduar t’i kundërvihemi kundërshtarit që është në moment kulmor. Kishim mundësi me kundërsulme, dy-tri herë kemi zënë kundërshtarin. Patëm mundësi më shumë se kundërshtari, por po na mungon qetësia dhe pasimi përfundimtar”, ka theksuar Dallku. Ai është përballur me disa mungesa të lojtarëve.

“Po shpresojmë që gjatë javës të rikuperohen gjithë lojtarët dhe të jenë gjithë lojtarët në gjendje optimale. Unë jam i kënaqur me lojtarët që ishin sot në fushë. E dhanë maksimumin. Sot nuk ishte loja për t’u humbur. Taktikisht ishim të vendosur mirë. E kemi përgatitur lojën që me kundërsulme të godasim kundërshtarin. I patëm mundësitë tona”, ka shtuar Dallku.

Artikuj të ngjashëm