Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Daku për pak orë zuri kufirin e moshës për paraqitje me Shpresat

Foto: Koha

Lojtarët e lindur më 1 janar të vitit 1998 apo më vonë kanë të drejtën të luajnë në kampionatin evropian të Shpresave (U-21) në futboll, që mbahet në vitin 2021 në Hungari e Slloveni. 

Edhe në kualifikimet që tashmë kanë nisur, mund të luajnë lojtarët që plotësojnë këtë kriter të moshës. Kosova U-21 e ka një futbollist që për pak plotëson kriterin e moshës për këtë cikël eliminator. Dhe po përfiton shumë prej këtij fakti, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bëhet fjalë për sulmuesin shtatlartë, Mirlind Daku, që është i lindur pikërisht më 1 janar 1998. Daku tashmë është 21-vjeçar, ndërsa synimet e tij, por edhe të tërë gjeneratës aktuale të Shpresave janë për paraqitje në Evropianin që mbahet pas dy vjetësh. Gjilanasi Daku edhe në të kaluarën ka luajtur për U-21 të Kosovës, por në ciklin e ri po pritet të jetë prej bartësve. Fillimi është premtues. 

Kosova U-21 ka pasur një fillim të furishëm në fushatën e re kualifikuese, duke i fituar të dy ndeshjet. Më 6 qershor, Kosova U-21 fitoi 4:0 në udhëtim ndaj Andorrës. Daku kishte startuar në atë ndeshje dhe realizoi njërin prej katër golave. Ishte zëvendësuar në minutën e 66-të, që të ishte i pushuar për ndeshjen tjetër të Kosovës. Dhe vendimi i trajnerit Rafet Prekazi doli i qëlluar. 

Të martën mbrëma, Kosova U-21 luajti në “Fadil Vokrri” në Prishtinë ndaj Turqisë dhe arriti fitore të madhe, me shifrat 3:1. 

Prapë Daku ishte prej lojtarëve vendimtarë, duke shënuar gol të bukur me kokë për rezultatin 2:1. Ishte rrezik i përhershëm për portën turke dhe me angazhim maksimal u shkaktoi jo pak telashe lojtarëve të Turqisë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)