Për herë të parë te Kosova A është ftuar edhe sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku.
22-vjeçari mori ftesën pas formës fantastike, ku shënoi 17 gola në 10 ndeshje në Superligën e Kosovës me fanellën e Ballkanit.
Daku ka thënë për KOHË-n se ftesa nga Kosova A është shumë e veçantë për të.
“Një ndjenjë e madhe, një ndjenjë e jashtëzakonshme, të cilën nuk mund ta përshkruaj. E kam ëndërruar si fëmijë ta përfaqësoj shtetin tim. Do të mundohem ta ndihmoj ekipin, nëse me jepet minutazha nga trajneri. Mund të them që vetëm grumbullimi që do ta kem, për mua është nder i madh”, tha Daku.
Mirlind Daku ka qenë pjesë e rregullt e Kosovës U21. Në ndeshjen e fundit kundër Andorrës, shënoi golin e fitores.
-
Daku synon të jetë kandidat serioz për një vend te Kosova
-
Dakun nuk do ta kënaqnin rekordet nëse Ballkani nuk e fiton titullin
-
Challandes: Dakun e ftova për të shtuar konkurrencën
-
Shpërthimi i Dakut erdhi pas periudhave shumë të vështira tek Osijeku e Kukësi
-
Daku ka më shumë gola se secila prej skuadrave të Superligës