Daku kontribuon në fitoren e Rubin Kazanit Mirlind Daku ka kontribuuar në fitoren e vështirë të Rubin Kazanit.
Të hënën mbrëma në kuadër të xhiros së nëntë të elitës së Rusisë, Kazani fitoi 1:0 në udhëtim ndaj Fakel Voronezh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin e fitores Rubin Kazani e shënoi në minutën e 85-të. Valentin Vada, që hyri në lojë në minutën e 83-të realizoi nga afërsia.
Fillimisht Daku dha pasim të mirë për Dmitry Kabutovin, që asistoi.
Sulmuesi Daku u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 48-të. Për Rubin Kazanin ishte fitorja e dytë këtë edicion.
Me nëntë pikë renditet në pozitën e 12-të.
Voronezhi është i fundit në kampionatin rus me vetëm pesë pikë. Daku mbetet me dy gola e një asistim në kampionatin rus.