Mirlind Daku i është bashkuar skuadrës kampione të Sllovenisë, Mura. Ai është huazuar deri në fund të sezonit nga skuadra kroate, Osijek.
“Mirlind Daku është një futbollist që e kemi ndjekur prej kohësh. Shifrat e tij, sidomos nga kampionati i Kosovës flasin vetë. Ai është një sulmues që është mësuar të shënojë gola. Besoj se do ta rrisim konkurrencën në sulm dhe do të na ndihmojë të arrijmë rezultatet më të mira të mundshme”, ka thënë menaxheri i klubit slloven, Denis Rajbar të hënën për faqen zyrtare.
Artikuj të ngjashëm