Ish-futbollisti Taulant Dajaku ka dënuar veprimin e portierit Altik Muhaxhiri në ndeshjen që Dukagjini e humbi nga Ferizaj 2:1.
Por Dajaku ka thënë se muhaxhiri është një viktimë e maskarade të madhe të futbollit kosovar. “Muhaxhiri është viktimë e një maskarade të madhe që nuk është gjë në dorën e tij.
Duket se i është thënë se duhet përcaktuar kjo lloj rezultati edhe pastaj në të tilla gjëra e vërteta del shpeshherë dhe ne nuk duhet t’i biem në qafë viktimës së fundit, që sigurisht se edhe ai duhet mbajtur përgjegjësinë në këtë zinxhir, pasi në fund të ditës janë të vetëdijshëm me veprimet e tyre.
Por, veprimet e instancave që ligji i parasheh, edhe ato që janë brenda Federatës. Deri tash si argument kanë thënë na sillni fakte. Edhe kur prokuroria e Francës nxori ato që ndodhin në futbollin e Kosovës, ku kishte edhe të arrestuar, kishim heshtje të Federatës. Pastaj ky bëhet shembull dhe na pjellë kjo sjellje”, ka thënë Dajaku në emisionin sportiv të KTV-së, Sporti Total.