Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Daja thotë se Ballkani është në rrugën e duhur

Trajneri i Ballkanit Ilir Daja është ndarë i kënaqur me fitoren e arritur në udhëtim ndaj Llapit. Ai ka thënë se Ballkani është në rrugën e duhur.

“Shtatë pikë në tri ndeshjet si mysafir, duke nisur nga Gjilani, Trepça ’89 dhe tani Llapi, mendoj se është mirë. Jemi rikthyer te fitorja pas barazimit ndaj Trepçës ’89 e që nuk është rezultat negativ. Sfidat ndaj Llapit janë të vështira, pasi Llapi si neve ashtu edhe Dritën na ka mposhtur me rezultat. Falënderoj krerët e Llapit për mundësinë që të luajmë në një fushë të tillë. Kemi shfrytëzuar rastet që na janë dhënë dhe kjo është për meritë të lojtarëve. Janë të freskët në xhiron e 32-të ashtu si në xhiron e parë që nuk e mbaj mend se kur ka filluar për ne”, ka thënë Daja.

“Nëse bëjmë krahasim me kampionatin e kaluar, jemi një pikë para, që do të thotë se jemi në rrugën e duhur. Kemi një pikë më shumë, një titull dhe një prezantim me dinjitet në fazën e grupeve në Evropë. Nëse vazhdojmë të paraqitemi kështu, jemi në rrugën e duhur”.

Ballkani ndeshjen e fundit, që është e mbetur ndaj Prishtinës, e luan më 11 dhjetor.

Artikuj të ngjashëm