Sport

Daja për KOHËN: Të kemi një paraqitje sa më dinjitoze

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka thënë se synimi i ekipit të tij është që të ketë një paraqitje sa më dinjitoze në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Ballkani do të luajë në Grupin G, të cilin e përbëjnë edhe Slavia Praga, Cluji e Sivaspori.

Daja për KOHËN ka pranuar se kanë mundur të kenë kundërshtarë edhe më të fortë në grup, por ka vlerësuar edhe skuadrat aktuale me të cilat do të përballet Ballkani.

Ai ka thënë se do të përpiqen ta bëjnë më të mirën e mundshme dhe të kenë një përfaqësim sa me dinjitoz në fazën e grupeve.

“Sigurisht, që grupi nuk është i lehtë. Por, që kemi mundur të kemi kundërshtarë edhe më të mëdha. Tash, nuk e kemi presionin e madh sikurse në ndeshjet e fazës kualifikuese dhe do të mundohemi të japim më të mirën e mundshme për të dëshmuar se ia ka vlejtur arritje deri në fazën e grupeve”, është shprehur Daja.

“Të gjithë kundërshtarët tanë në grup janë të fortë, nuk do ta veçoja asnjërin. Kështu që, ne do të tentojmë të bëjmë ndeshje të mira. Të respektojmë kundërshtarët që i kemi, të bëjmë një paraqitje sa më dinjitoze dhe pastaj të shohim se çfarë do të na vijë gjatë rrugës”.

https://www.koha.net/sport/340787/ballkani-ne-grup-me-slavia-pragen-clujin-e-sivassporin/