Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Daja merr përgjegjësinë për humbjen e parë si trajner i Ballkanit

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka marrë përgjegjësinë për humbjen që ekipi i tij e pësoi në udhëtim nga skuadra e Malishevës.

Ballkani u mposht 2:0 në stadiumin “Liman Gegaj”, me të dy golat që vendasit i shënuan në fund të pjesës së parë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për Ballkanin, kjo ishte humbja e parë në stinorin pranveror pas një serie fantastike prej pesë fitoreve në po aq ndeshje të luajtura në kampionat. Përkundër humbjes, trajneri Daja ka thënë se Ballkani duhet të rikthehet sa më shpejtë, duke filluar nga xhiroja e ardhshme.

“Besoj se nuk ishte një ditë e mirë për të gjithë, duke filluar nga vetja që e marrë përgjegjësinë për këtë humbje. Bëmë një rotacion për t’u freskuar ekipin, gjë që nuk rezultoi pozitivisht. Sidoqoftë, humbja do të vinte dhe më mirë që erdhi tani për të na ulur me këmbë në tokë pasi nuk ka ndeshje të lehta. Kemi bërë shumë gabime, sidomos në ndërtimin e aksionit nga mbrojtësit. Gjithsesi, duhet ta harrojmë këtë ndeshje dhe të rikthehemi sa më shpejtë të rezultatet pozitive që i patëm gjatë kësaj periudhe”, është shprehur Daja.

Pavarësisht humbjes, Ballkani mbetet lider në tabelë me 48 pikë dhe një ndeshje më shumë të zhvilluar se Gjilani që është në vendin e dytë me 46 pikë dhe të enjten përballet me Dritën. Në vikend, Ballkani e pret në shtëpi Feronikelin.