Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Daja: Fitorja ndaj Dritës, me vlerë të dyfishtë

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, i është gëzuar shumë fitores së arritur ndaj rivalit kryesor për titull të kampionit, Dritës. Ai ka thënë se ishte fitore e dyfishtë.

“Gëzimi është evident kur luan gjithmonë karshi Dritës, që mban pozicionin e dytë në tabelë. Ishte përballja jonë e parë, sepse kemi pasur një ndeshje të shtyrë. Lojtarët e dyja ekipeve u pa që nuk kishin energjinë e madhe në këmbët e tyre. Por u vendos nga një gjuajtje e mirë e Dellovës, pastaj edhe zëvendësimet i dhanë besim grupit. Përveç marrjes së pikëve të plota, fitorja lehtëson edhe anën psikologjike të lojtarëve, pasi mposhtëm rivalin direkt për titull të kampionit”, ka thënë Daja.

Ballkani është shkëputur në vendin e parë me plus shtatë pikë nga Drita që renditet e dyta.

Artikuj të ngjashëm