Trajneri i Prishtinës, Debatik Curri ka kritikuar lojtarët e tij për mungesë të përqendrimit deri në fund të ndeshjes. Ai ka thënë se loja luhet 90 minuta e jo 45.
“Kush nuk e ka parë ndeshjen, mendon se Drita ka luajtur më mirë se ne. Ne ishim me dy fytyra. Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë dhe kishim tri raste shënimi, por për ne përfundoi gjithçka kur pësuam dy gola të shpejtë në pjesën e dytë. Është mësim për ne, se loja luhet 90 minuta e jo 45. Gjitha golat që i kemi pësuar, tri më herët e dy sot janë mungesë e përqendrimit”, ka thënë Curri për “Art Motion” pas humbjes së Prishtinës nga Drita me rezultatin 3:0.