Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cucurella, lojtar i ndeshjes

Marc Cucurella është shpallur lojtar i ndeshjes mes Chelseat dhe Dortmundit.

Kështu kanë vlerësuar ekspertët e UEFA-s. Cucurella ka pasur ndeshje të madhe në mbrojtjen e Chelseat.

“Havertz shënoi nga penalltia dhe shfaqi nivel të lartë të organizimit në golin e parë. Por Cucurella ishte fantastik duke lexuar lojën në mënyrë intelegjente. Ai po ashtu tregoi forcën në lojën në ajër dhe saktësinë e shpërndarjes së topit, që ndihmoi fitoren e Chelseat”, kanë vlerësuar ekspertët e UEFA-s.