Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

CSKA-ja e Sofjes e befason Romën

Roma është befasuar nga CSKA-ja në Sofje, në xhiron e fundit të fazës grupore të Ligës së Evropës.

Roma ka pësuar 3:1 në Sofje. Tiago Rodrigues (5’), Ali Sowe (34’, 55’) shënuan për CSKA-në, ndërsa Tommaso Milanese (22’) për Romën.

Për Romën titullar ishte Marash Kumbulla dhe luajti një pjesëlojë.

Roma ka përfunduar e para në Grupin A me 13 pikë, tri më tepër se Young Boysit që po ashtu ka kaluar në fazën nokaut. CFR Cluj ka përfunduar i treti me 5 pikë, sa i ka siguruar edhe CSKA-Sofja që ka zënë vendin e fundit.