Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Crystal Palace befason Chelsean

Kampioni anglez, Chelsea ka pësuar edhe humbjen e dytë radhazi në ligë.

Këtë herë skuadra e Antonio Contes u mposht nga Crystal Palace me rezultat 2 me 1, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vendasit kaluan të parët në epërsi pas një autogoli të shënuar nga Azpilicueta kur po zhvillohej minuta e 11.

Chelsea pas shtatë minutave arriti të barazojë shifrat përmes Bakayokos, i cili shënoi pas një asistimi nga Cesc Fabregas.

Epërsinë Crystal Palacet ia riktheu Zaha duke shënuar në minutën e fundit të pjesës së parë, që doli të ishte edhe goli i fitores.