Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Crespo thotë se Lautaro është sulmuesi më teknik

Hernan Crespo ka luajtur për Interin dhe Lazion dhe ka dhënë një parashikim për duelin e të së dielës në orën 20:45.

Ai ka folur po ashtu për Lautaro Martinezin, Ciro Immobilen dhe Romelu Lukakun.

“Lautaro Martinez është lojtari më teknik nga të gjithë lojtarët që do të luajnë në ndeshjen Inter-Lazio”, ka thënë Crespo për gazetën “Il Messaggero”.

“Nuk po e them për shkak se ai është nga Argjentina, dhe ka ende nevojë për përmirësim. Nuk e ka shfaqur ende më të mirën”, shtoi ai.

“Lukaku dhe Immobile janë siguri për gol. Lukaku është lider, ndërsa Immobile, përfundues i aksioneve”, përfundoi Crespo.

Crespo ka luajtur në Itali me Lazion në vitet 2000/02, ndërsa u shit te Interi për një sezon, atë të vitit 2002/03. 45-vjeçari tani është trajner dhe e ka pranuar punën e re me klubin brazilian Sao Paulo.