Philippe Coutinho dhe Yerry Mina pritet të debutojnë për Barcelonën sonte në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Mbretit ndaj Espanyolit.
Përforcimet e reja erdhën gjatë muajit janar dhe deri më tani nuk kanë zhvilluar asnjë paraqitje.
Coutinho u transferua në Camp Nou me një lëndim që e kishte pësuar me Liverpoolin dhe pritej të mungonte deri në muajin shkurt mirëpo është përfshirë për ndeshjen e sotme.

Artikuj të ngjashëm