Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Coutinho pranon të bëhet lojtar i Barçës

Philippe Coutinho në muajin janar nënshkroi kontratë pesëvjeçare me Liverpoolin, por kjo nuk e ka ndalur brazilianin që të mendojë për kalimin te Barcelona.

Anësori brazilian me nënshkrimin e kontratës është bërë lojtari më i paguar në Liverpool, por gazeta spanjolle “Sport” raporton se Coutinhos i ka pëlqyer “projekti superior” dhe dëshiron t’i bashkohet shokut të tij, Neymarit.

Sipas kësaj gazete, bisedimet tashmë kanë filluar, edhe pse Barcelona nuk dëshiron të paguajë 90 milionë euro për Coutinhon.

Artikuj të ngjashëm