Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Coutinho kompleton kalimin te Bayerni

Foto: FC Bayern Munich

Tashmë është gjithçka zyrtare, Philipe Coutinho sezonin e ardhshëm do ta veshë fanellën e Bayern Munchenit.

Është vet skuadra gjermane që ka njoftuar për zyrtarizimin e lojtarit brazilian.

Coutinho pas kryerjes së testeve mjekësore, ka nënshkruar kontratën në selinë e klubit bavarez.

Ai është huazuar për 1 vit tek Bayerni, por gjermanët kanë të drejtë për blerje të plotë të kartonit të tij pas përfundimit të huazimit.

“Për mua ky transferim është një sfidë e re në një shtet të ri. Në një ndër klubet me të mira në Evropë. Dua të filloj të luaj sa me mirë. Kam ambicie të mëdha për klubin”, është shprehur Coutinho./ksp

Artikuj të ngjashëm