Mesfushori Philippe Coutinho ka pësuar lëndim të rëndë të gjurit dhe do t’i nënshtrohet operimit, ka konfirmuar skuadra e Barcelonës.
Braziliani Coutinho u lëndua në barazimin 1:1 kundër Eibarit të martën mbrëma në kuadër të La Ligas.
Në njoftimin e Barçës thuhet se Coutinho këtë javë do të futet në operim derisa pritet që katër muaj të qëndroj jashtë fushës.
“Philippe Cutinho ka pësuar lëndim të meniskut në gjurin e majtë dhe do të operohet ditëve në vazhdim”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.
Ndeshja kundër Eibarit ishte e fundit për këtë vit kurse braziliani 28-vjeçar në këtë sezon ka shënuar tri gola dhe ka bërë dy asistime në 14 ndeshje në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm