Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Coutinho beson se do të jetë gati për ndeshjen ndaj Southamptonit

Ylli i Liverpoolit, Philippe Coutinho, shpreson që të jetë i gatshëm për përballjen e së dielës ndaj Southamptonit pas lëndimit që pësoi në ndeshjen e fundit.

Brazilian ishte larguar në minutën e 13-të nga ndeshje e së hënës ndaj Watfordit, por tani është shprehur optimist për ndeshjen e ardhshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Tani gjithçka është më mirë. Ishte ndërhyrje e rëndë dhe shkaktoi dhimbje të mëdha aty ku u godita, por tani dhimbja është reduktuar. Për momentin, po ndihem shumë mirë – ditët e para ishin më të këqija”, ka thënë ai për faqen zyrtare të klubit.

Liverpooli është në pozitën e tretë me tri ndeshje deri në fund të sezonit.