Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka konfirmuar se Philippe Coutinho është i gatshëm të luajë nga minuta e parë kundër Burnleyt të shtunën.
Braziliani paraqitjen e parë në sezonin e ri e bëri ndaj Sevillas në Ligën e Kampionëve pasi gjatë verës ishte cak i ofertave të majme të Barcelonës, të cilat i refuzoi Liverpooli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKloppi ka thënë se u është mirënjohës fansave të Liverpoolit që e kanë mirëpritur Coutinhon, pasi pranoi se nuk ishte i sigurt nëse një gjë të tillë do ta bënin tifozët në Anfield.
“Mund të rritni formën, mund të fitoni minuta nëse luani”, ka thënë Klopp kur është pyetur për gjendjen fizike të Coutinhos. “Ky nuk është momenti kur duhet të flas për formacionin e nesërm, por ai duhet të jetë gati”.
“Ishte e mirë mirëpritja që ia bërën tifozët pasi askush nuk ishte 100 për qind i sigurt për këtë, por ne si familje e Liverpoolit jemi të ndjeshëm sa për ta bërë këtë”.
“Ai ka stërvitur mirë prejse është rikthyer. Ndeshja [kundër Sevillas] nuk ishte e përkryer, por kështu ndodh pas pushimit të gjatë”.