Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Courtoisit i është dhënë e prapta

Foto: Reuters

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, pretendon së po trajtohet keq në Spanjë si dhe ka mbrojtur aftësitë e tij pas gabimit të turpshëm që bëri në ndeshjen eliminatore për “Euro 2020” ndërmjet Belgjikës e Rusisë, e zhvilluar të enjten.

Një driblim i llogaritur keq nga Courtois bëri që ai të gabojë në zonën e tij, duke i mundësuar Denis Cheryshevit të shënojë gol për Rusinë dhe të barazojë rezultatin, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Megjithatë, Belgjika në fund arriti ta fitojë ndeshjen me shifrat 3:1. Gabimi i Courtoisit është vlerësuar dhuratë për Përfaqësuesen e Rusisë, por ai insistoi se gjëra të tilla u ndodhin portierëve.

“Sulmuesi rus më bëri një shtyrje të vogël dhe nuk pata forcë ta largo topin. E bëra një gabim të vogël, por kështu e ka jeta e portierit. Pavarësisht, gabimit unë mendoj se pata një paraqitje të mirë në përgjithësi”, është shprehur Courtois. “Këto gjëra u ndodhin gjithë portierëve dhe nuk është korrekte që të fajësohem për një gjë të tillë, pasi ekipi fitoi. Sikur të kishte humbur, atëherë përgjegjësia do të ishte e imja”.

Ky gabim kompletoi një javë të vështirë për portierin belg, i cili nuk ishte titullar te Real Madridi në ndeshjen e parë të Zinedine Zidanet si trajner i ekipit. Zidane në duelin e javës së shkuar kundër Celta Vigos preferoi Keylor Navasin përpara Courtoisit, i cili u transferua te Real Madridi para fillimit të këtij edicioni si përforcim i madh nga Chelsea. Për kartonin e tij, Real Madridi pagoi 65 milionë euro dëmshpërblim.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)