Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Courtois thotë se Reali duhet ta transferojë Hazardin para Neymarit

Thibaut Courtois thotë se Real Madridi duhet të zgjedhë transferimin e Eden Hazardit para yllit të PSG-së, Neymarit.

Courtois ka luajtur përkrah bashkëkombësit të tij, Hazard, për katër sezone te Chelsea para se të transferohej në verën e vitit të kaluar te Reali, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Reali është lidhur qe një kohë të gjatë me transferimin e Hazardit, megjithatë mediat në spanjë kanë raportuar se një nga synimet e Los Blancos është edhe Neymari.

“Sigurisht do të zgjedhja Edenin, vërtet më pëlqen por vendimi i përket bordit. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, pasi kjo është një pyetje për presidentin dhe menaxhmentin”, ka thënë ai për gazetën belge Het Nieuwsblad.