Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes së jashtëzakonshme me Manchester Cityn të mërkurën.
Vlerësimin e kanë bërë ekspertët e UEFA-s.
“Ai e ka mbajtur Realin në jetë me pritjet e mëdha gjatë ndeshjes”, kanë thënë nga paneli i ekspertëve të UEFA-s.
“Ai ka ruajtur koncentrimin kur City ishte dy gola para në rezultatin e përgjithshëm. Bëri pritjen e ndeshjes për të lejuar Madridin të kthehet. Bëri një tjetër pritje vendimtare në fund të vazhdimit të parë. Vendimet e tij kur kishte topin u shndërruan në armë sulmi për Realin. Paraqitja e tij ishte vendimtare duke e dërguar Madridin në finalen e Parisit”.
Artikuj të ngjashëm