Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Corriere dello Sport” ia ndryshon numrin Ronaldos, e bën CR5,5

Cristiano Ronaldo ende nuk ka shënuar gol me Juventusin në Serie A.

Sulmuesi i ardhur nga Real Madridi luajti takimet e para të sezonit të ri por nuk ka qenë i saktë para portës kundërshtare.

“Corriere dello Sport” në numrin e sotëm ka publikuar një titull: CR 5,5, duke i ndryshuar numrin Ronaldos në formë të vlerësimit për paraqitjet e tij të deritashme në Torino, transmeton ksp.

Juventus ka fituar tri ndeshjet e para të sezonit dhe kryeson Serie A me 9 pikë të grumbulluara.

Image