Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cornella eliminon Atleticon nga Kupa e Mbretit

Lideri i La Ligës spanjolle, Atletico Madridi, është eliminuar nga Kupa e Mbretit pas disfatës që e pësoi si mysafir tek ekipi i divizionit të tretë, Cornella. Takimi i së mërkurës përfundoi 1:0 në të mirë të Cornellas.

Adrian Jimenez shënoi për mrekulli në minutën e shtatë të takimit. Në pjesën e dytë, të udhëhequrit e Diego Simeones mbetën me një futbollist më pak në fushë pasi Ricard Sanchez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 63. Ai u ndëshkua me dy kartonë të verdhë në periudhën kohore prej 12 minutash. Simeone i pushoi disa lojtarë për ndeshjen kthyese, ndërsa fusha ishte artificiale dhe shumë e rëndë për futbollistët. Atletico që e ka ngritur këtë trofe 10 herë, së fundmi në vitin 2013, edhe vitin e kaluar u eliminua nga kjo garë nga një skuadër e divizionit të tretë. Humbi 2:1 në udhëtim te Cultural Leonesa.