Skuadra FC Copenhagen ka vendosur që ndeshja debutuese e sulmuesit të famshëm, Nicklas Bendtner, të luhet me dyer të mbyllura të stadiumit, për shkak të frikës nga mbingarkesa e tifozëve në tribuna.
Trajneri i ekipit danez, Stale Solbakken, ka thënë se po të mos merrej ky vendim atëherë me siguri se stadiumi do të ishte i mbingarkuar nga tifozët, duke rrezikuar sigurinë e të gjithëve, shkruan sot Koha Ditore.
Bendtner, 31-vjeçar, iu bashkua Copenhagenit këtë javë si futbollist i lirë dhe menjëherë ka shkaktuar kaos të vërtetë në kryeqytetin danez. Fanella e tij tashmë është më e shitura, kërkesat nga tifozët e klubit janë të mëdha.
"Tifozët janë çmendur. Nuk besoj se departamenti i marketingut ka përjetuar një gjë të tillë më përpara. Është diçka e pabesueshme sesa kërkesat ishin për fanellën e Nicklasit. Ai ka shkaktuar 'Bendtner-Maninë' në qytetin tonë", ka thënë trajneri Solbakken.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Bendtner ia thyen nofullën një taksisti
-
Skandali me “shisha” i futbollistit që pret debutimin te Gjermania
-
Copenhageni tregon arsyen e veçantë pse ka larguar sponsorin nga fanella për ndeshjen me Dritën
-
Kampioni danez kërkon tjetër fitore në “Fadil Vokrri”
-
Forca e vërtetë e Copenhagenit, kundërshtarit të Dritës