Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Conte thotë se Lukaku është ndër sulmuesit më të mirë në botë

Ish-përzgjedhësi i Italisë, Antonio Conte ka insistuar se Belgjika nuk është favorite përballë Italisë në ndeshjen çerekfinale të Kampionatit Evropian.

Mirëpo, trajneri italian e ka vlerësuar belgun Romelu Lukaku si njërin prej sulmuesve më të mirë në botë. Edicionin e shkuar, Conte ka punuar me Lukakun te Interi, ekip me të cilin e fitoi titullin e kampionit në Serie A.

“Është Evropian i veçantë sepse pandemia ka ndikuar dukshëm në përgatitjet e ekipeve. Niveli i disa ekipeve, madje edhe atyre favorite që tashmë janë eliminuar, është prekur nga pandemia dhe kishte ndikim”, ka thënë Conte.

“Belgjikën nuk e shoh favorite përballë Italisë, por mund të them se Lukaku është njëri prej sulmuesve më të mirë në botë”.

Conte gjithashtu ka pasur fjalë të mira edhe për përzgjedhësin aktual të Italisë, Roberto Mancinin.

“Italia e Mancinit është një ekip vërtetë i bashkuar. Kështu që, dueli me Belgjikën do të jetë i balancuar’’.