Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Conte pritet të largohet nga Interi

Pasi e udhëhoqi Interin drejt titullit të kampionit, trajneri Antonio Conte pritet të largohet nga skuadra.

Antonio Conte pritet të largohet nga skuadra “nerazzurre” për shkak të situatës financiare jo të mirë në klub, ka shkruar të mërkurën gazeta italiane “gazzetta dello sport”.

Conte e drejtoi Interin drejt titullit të parë në ligë në 11 sezone.

Sidoqoftë, skuadra është në krizë financiare dhe do të mundohet të largojë lojtarë për t’u liruar nga pagat e mëdha. Si rezultat i kësaj, Conte me gjasë do të largohet pasi nuk i është premtuar edhe përforcimi i ekipit.

Vendin e Contes mund ta zë Massimiliano Allegri apo Maurizio Sarri.