Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Conte përgjigjet rreth spekulimeve që e lidhin Hazardin me Barcelonën

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte kur është pyetur rreth transferimit të mundshëm të Hazardit drejt Barcelonës, ka thënë se belgu është i lumtur në Stamford Bridge.

Hazard është i lidhur me një kalim te Barcelona si zëvendësues i Neymarit, transmeton Koha.net.

Por, Conte ka thënë se ekipi po synon të përforcohet, jo të ketë më pak lojtar pasi do të ishin në telashe.

“Po provojmë të blejmë lojtarë, jo të shesim. Përndryshe numri do të ishte gjithnjë e më i vogël dhe do të ishim në telashe”, është shprehur Conte, raporton Sky Sports.