Antonio Conte mund të shkarkohet nga posti i trajnerit të Chelseat nëse humb derbin e së dielës ndaj Manchester Unitedit, raportojnë mediat britanike.
The Times raporton se humbja nga rivali për titull të Premier Ligës, që do të linte Chelsean 12 pikë larg liderit të tabelës, do t’ia rrezikonte vendin e punës Contes, transmeton Koha.net.
Kurse sipas Marcas marrëdhënia e tij me pronarin e klubit, Abramovich është prishur, pas humbjes nga Roma në Ligën e Kampionëve.