Sport

Chelsea dhe Conte drejt gjyqit për të zgjidhur shkarkimin

Marrëdhënia e tensionuar mes Antonio Contes dhe Cheleat mund të përfundojë në proces gjyqësor.

Sipas “Daily Star”, avokatët e presidentit të bluve të Londrës, Roman Abramovich, po studiojnë të gjithë mundësitë për të kuptuar nëse është e mundshme për ta ulur ndjeshëm shumën 9 milionë euro që Chelsea duhet t’i paguajë trajnerit italian si dëmshpërblim për pushimin nga puna.

Është pikërisht ky element që po vonon shkarkimin zyrtar të Contes dhe emërimin e Maurizio Sarrit, transmeton SS.

Te Chelsea besojnë se mund të shfrytëzojnë sjelljen e Contes ndaj Diego Costas, të cilin e largoi thjesht me një mesazh telefonik. Sulmuesi i përfaqësueses së Spanjës, që ka arritur të shënojë tre gola në Botëror, nuk pranoi të kthehej në Londër duke qëndruar një fazë pa luajtur me çmimin e kartonit të futbollistit që pësoi rënie drastike.

Në këtë pikë ngulmojnë përfaqësuesit ligjorë të Chelseat, ndërsa Sarri dhe ndihmësi i tij Gianfranco Zola janë në pritje për të nisur punën në Londër.