Antonio Conte ka lavdëruar shpirtin e skuadrës së tij Chelsea në fitoren 1 me 0 ndaj Manchester Unitedit të dielën.
Alvaro Morata realizoi golin e vetëm në fitoren e “Bluve” që e lë Unitedin me tetë pikë prapa liderit Manchester City.
“Ishte fitore e rëndësishme. Kur ju luani ndaj Manchester Unitedi përherë është ndeshje masive. E dimë se sa skuadër e fortë është. Kjo fitore është e rëndësishme për vetëbesimin tonë. Treguam dëshirë dhe pasion për të fituar. Fituam apo humbëm, por shpirti duhet të jetë ky”, ka thënë Conte.
Chelsea aktualisht është i katërti në tabelë, një pikë prapa Tottenhamit dhe Unitedit.