Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Conte ishte shumë afër të largohej nga Chelsea

Kanë kaluar gati dy muaj që kur ai u zhduk në muzg, me titullin e Premier Leagues të fituar. Ndonëse Chelsea humbi finalen e FA Cup, shumica do të pajtohen se ishte një stinor i parë i jashtëzakonshëm i Antonio Contes në Angli.

Ishte shumë e papritur të arrihen maja të tilla me një skuadër që kishte përfunduar në pozitën e dhjetë një stinor më parë dhe lojtarët ishin turpëruar 3:0 nga Arsenali në fund të shtatorit të kaluar, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.

Që nga atëherë, shumë gjëra kanë ndodhur që kanë shqetësuar tifozët e Chelseat: prishja e marrëdhënies me golashënuesin më të mirë të klubit stinorin e kaluar, Diego Costa, më pas dyshimet për vazhdimin e kontratës me Conten.

Po ashtu frustrimi për dështimet në afatin kalimtar të kësaj vere, veçanërisht me dështimin për të transferuar Romelu Lukakun që përfundoi te Manchester Unitedi i Jose Mourinhos.

Me fizikun e një lojtari aktiv, Conte ecën në dhomën e darkimit të Intercontinental Beijing me një buzëqeshje dhe duket se pauza më tepër se njëmuajshe i ka bërë mirë dhe e ka ringjallur.

Edhe Conte mes Milanit e Romës Sport Conte mes Milanit e Romës

Volejboll në rërë dhe vrapime ditore gjatë pushimit me familjen e tij në Liguria, një resort në veriperëndim të Italisë, duket se e kanë bërë punën. Ai me butësi lutet të mos flitet për pushime... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.