Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cole: Qeshem kur shoh Arsenalin në këtë gjendje

Ish-anësori i Anglisë, Ashley Cole, ka pohuar se nuk është penduar që ka lënë Arsenalin për Chelsean, derisa ka shtuar se që prej asaj kohe qesh me dështimet e Arsenalit.

Cole ishte akuzuar se kaloi te Chelsea shkaku i parave. Ai refuzoi kontratën prej 55 mijë funteve në javë tek Arsenali, duke kaluar te rivali lokal për të përfituar 90 mijë funte në javë.

Përkundër natyrës së çuditshme të largimit të tij nga Arsenali – Cole ka thënë se nuk është penduar për kalimin në Stamford Bridge.

“Kalova mirë atje, më mungojnë lojtarët që ishin aty, por u largova dhe fitova çdo trofe që munda”, ka thënë Cole për ITV.

“Nuk kam kthyer kokën prapa dhe të them jam penduar. Jo”, ka shtuar ai.

Edhe Cole i bashkohet stafit të Lampardit te Chelsea Sport Cole i bashkohet stafit të Lampardit te Chelsea

Si lojtar i Chelseat, ai fitoi tetë trofe, përfshirë Premier Ligën, Ligën e Kampionëve dhe Europa Ligën. Ndërkohë, Arsenali ka fituar vetëm dy trofe të FA Cup që prej largimit të Cole.

Të jem i sinqertë – sot e asaj dite ende mendoj dhe qesh me veten”, ka thënë Cole për formën e dobët të Arsenalit.