Elbasan Rashani ka startuar te Clermonti që shënoi fitore të vështirë, 2:1, ndaj Angersit.
Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së 31-të të Ligue 1 të Francës.
Angersi kaloi në epërsi në minutën e 28-të, por në minutën e 33-të dhe 39-të, Clermonti konkretizoi dy penallti për fitore.
Elbasan Rashani luajti deri në minutën e 70-të.
Clermonti ndeshjen e përfundoi me dy lojtarë më pak në fushë. Clermonti është i 11-ti me 43 pikë.