Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Çka e emocionoi Krelanin në duelin Dukagjini-Flamurtari

Qeqa Krelani ishte e pranishme në duelin e së premtes kur në barazh luajtën Dukagjini dhe Flamurtari. Atë lojë e fitoi Dukagjini 2:1, por gazetaren e sportit e kanë emocionuar lotët e Denis Halitit.

“E pashë duke qarë futbollistin e Flamurtarit, Denis Haliti. Aq shumë më emocionoi për faktin e parë, sepse thashë, ‘ka akoma futbollistë që qajnë’. Dhe të ja nxjerrësh lotët burrit, duhet të kesh siklet shumë të madh dhe një dhimbje të madhe nëse qan një mashkull. Ai qante edhe për faktin sepse ishte futbollist i Ligës së Parë dhe në fund dënohet me karton të kuq. Për çka? Në fund e sheh që nuk mund të jesh pjesë e Superligës dhe dënohesh kur e din që fatin tënd ta përcakton vendi ku ti ke lindur. Fatin tënd si futbollist. Si gazetare më ka prekur. Laurant Marmullaku kishte arsye që ka qajtur kur e theu këmbën e Lorikut”, tha Krelani në emisionin “Sporti Total” në KTV.