Manchester City do të jetë nikoqir i Manchester Unitedit në “Etihad Stadium” të dielën në orën 17:30. Do të jetë derbi 187 i Manchesterit, dhe do t’i takojë xhiros së 28-të të Premier Leagues angleze.
Skuadra e Pep Guardiolës avancoi në çerekfinale të Kupës FA pas fitores 2:0 në raundin e pestë në udhëtim te Peterborough United të martën.
Golat e pjesës së dytë nga Riyad Mahrez dhe Jack Grealish ia siguruan plasmanin tutje.
Unitedi barazoi pa gola në shtëpi ndaj Watfordit në xhiron e fundit dhe aktualisht zë pozitën e katërt në renditjen tabelore në Premier League.
Skuadra nga “Old Trafford” ka rezultat impresiv në “Etihad” në xhirot e fundit. I ka fituar tri vizitat e fundit kundër rivalit të qytetit.
Edhe
Derbi i Manchesterit në Premier League
Guardiola i ka pasur disa shqetësime me lëndime në mbrojtje. Nathan Ake dhe Ruben Dias u desh të zëvendësohen për shkak të problemeve në duelin kundër Peterborough.
Trajneri spanjoll konfirmoi pas ndeshjes se Dias do të jetë jashtë fushës për katër deri në gjashtë javë për shkak të problemeve në muskuj.
Nga ana tjetër, te Unitedi në dyshim për të luajtur janë Edinson Cavani dhe Scott McTominay.
Në pesë ndeshjet e fundit ndërmjet këtyre dy skuadrave, të dyja kanë nga dy fitore dhe një barazim.
Unitedi është me vetëbesim se do të marrë rezultat pozitiv, pasi ka qenë triumfues në katër nga pesë takimet në “Etihad” në të gjitha garat.
Edhe
Derbi i Manchesterit në Premier League
Manchester City e fitoi takimin e parë të këtij sezoni në “Old Trafford” me rezultatin 2:0, falë autogolit të Eric Baillyt dhe shënimit të Bernardo Silvas.
Liverpooli i vendit të dytë do të luajë kundër West Hamit, të shtunën në orën 18:30.