Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City triumfon lehtësisht ndaj Brugget

Dueli i Grupit A ndërmjet Manchester Cityt dhe Club Brugget i takoi anglezëve të cilët të mërkurën në “Etihad Stadium” fituan me rezultatin 4:1.

Phil Foden shënoi i pari në minutën e 15-të, teksa shifrat u barazuan nëpërmjet qendërmbrojtësit John Stones dy minuta më pas.

Në pjesën e dytë, të udhëhequrit e Pep Guardiolës shënuan edhe dy gola tjetër.

Riyad Mahrez shënoi nga afërsia pas asistimit të Joao Cancelos në minutën e 54-rt, kurse Raheem Sterling realizoi në minutën e 72-të.

Ndeshjen e mbylli shënimi i Gabriel Jesusit në minutën e dytë të kohës shtesë.

City në Grupin A pas katër ndeshjeve ka nëntë pikë, pesë më shumë se Club Brugge i vendit të tretë.

Artikuj të ngjashëm