Manchester City nuk ka të ndalur në Premier Ligë.
Skuadra e Pep Guardiolas u tregua e pamëshirshme sot ndaj Leicesterit duke e mposhtur me rezultat të thellë 5 me 1, raporton Koha.net.
Ishte Kun Aguero që pati fjalën kryesore në këtë takim duke shënuar katër herë, ndërsa golin tjetër për Cityn e shënoi Sterling.
Golin e nderit për mysafirët e shënoi Jamie Vardy kur po zhvillohej minuta e 24.
City bindshëm në krye të tabelës tani ka 72 pikë, përderisa Leicesteri në vendin e tetë ka 35 pikë.