Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City siguron brazilianin Savinho

Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City ka siguruar shërbimet e brazilianit Savinho, kanë njoftuar mediumet e huaja të premten. Bëhet e ditur se City ka kohë që ka insistuar për shërbimet e 17-vjeçarit, i cili është pjesë e skuadrës Atletico Mineiro.

Për kartonin e tij, City do të paguajë 6.5 milionë euro dëmshpërblim. Mësohet se Savinho së shpejti do t’i kryejë kontrollimet mjekësore përpara se t’i bashkohet Cityt për sezonin e ardhshëm.

Ai ka kontratë me Mineiron deri në fund të vitit 2023 kurse këtë sezon ka regjistruar dy paraqitje në kampionatin brazilian.

Artikuj të ngjashëm